Leclerc synon fitoren e parë në Montekarlo
Piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, nuk ka fituar kurrë në pistën e famshme të Montekarlo, ajo që gara e shtëpisë së tij. Ai ka garuar 6 herë në këtë pistë që prej vitit 2018, kur debutoi në Formula 1, por e ka përfunduar atë vetëm në dy raste.
Në shumë raste tersi ka përndjekur Leclerc para tifozëve të tij, që nuk ka kapur dot as podiumin në Montekarlo, ndaj këtë herë ai synon një rezultat tjetër. “Risitë që provuam në Imola shkuan mirë, pasi kemi bërë mjaft përmirësime”, ka thënë Leclerc.
“Edhe rivalët kanë bërë hapa përpara, por vendimet që kemi marrë në Maranello me inxhinierët më bëjnë optimist për të ardhmen. Shpresoj që ndryshimet të sjellin një avantazh këtu në Montekarlo. E dua shumë fitoren këtu”, u shpreh Leclerc. “Do të provoj të fitoj ditën e diel në Montekarlo, është fundjava dhe gara ime e preferuar. Është fantastike të japësh në maksimum në këto rrugë. Gjithçka do të vendoset të shtunën në provat zyrtare, ndaj duhet kujdes”, ka deklaruar Leclerc