Leclerc thumbon Neweyn: Do t’i tregojmë se bëri gabim që nuk erdhi te Ferrari

13 shtator 2024 | 11:41

Zyrtarizimi i lëvizjes së Adrian Newey tek Aston Martin është padyshim ndër temat kryesore të diskutimit këtë fundjavë në Baku, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.

Fillimisht u përfol për një kalim te Ferrari, me të cilin pati bisedime, por negociatat rezultuan të pasuksesshme. Charles Leclerc nuk u fsheh pas asnjë komenti dhe foli hapur me gazetarët për çështjen e Newey. “Nuk kemi asnjë zhgënjim. E di që folëm me Adrian, por më pas ai mori vendimin e tij dhe unë e respektoj atë. Ai mendonte se Aston Martin ishte më i mirë, ndërsa për mua Ferrari mbetet numri 1”, ka thënë Leclerc.

“Më vjen keq për Adrian, por besoj shumë më tepër te puna në grup se sa te një person të vetëm”, ka shtuar më tej piloti monogask i “kokëkuqes”, që i dërgon kështu një mesazh inxhinierit të njohur. Piloti monegask, i freskët nga fitorja e tij e bukur në Monza, donte të thoshte fjalë inkurajuese për skuadrën: “Kemi shumë njerëz super të talentuar në Maranello dhe jam i sigurt se ky është një ekip fitues”.

“Vasseur po bën një punë të jashtëzakonshme, po ndërton një ekip të madh për vitet e ardhshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i treguar Newey se gaboi që nuk erdhi te Ferrari”, ka përfunduar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë është trend në rritje.…