Leclerc triumfon në Itali

01 shtator 2024 | 17:58

Charles Leclerc ia ka siguruar skuderisë së Ferrarit fitoren në Grand Prixin e Italisë dhe i ka gëzuar tifozët vendës.

Ngasësi i Ferrarit kishte triumfuar edhe në vitin 2019 në këtë pistë, dhe ishte vetëm fitorja e dytë e Ferrarit në shtëpi nga 14-të garat e fundit.

I dyti në garë doli Oscar Piastri me McLarenin, ndërsa Lando Norris, po ashtu me skuderinë e McLarenit, e kompletoi podiumin.

Carlos Sainz me Ferrarin dhe Leëis Hamilton me Mercedesin zunë vendin e katërt dhe të pestë.

Katër herë kampioni i Formula 1, Max Verstappen, u rendit i gjashti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja ka reaguar pas…