Leclerci triumfoi në Itali
08 shtator 2019
| 17:04
Charles Leclerc triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i dytë i Ferrarit fitoi i vetëm duelin me Mercedes, duke i lënë pas shpine Bottasin dhe Hamiltonin.
Përgjatë gjithë garës ishte një duel tepër i fortë mes 22-vjeçarit të Ferrarit dhe kampionit të botës, por në fund Hamilton gaboi vetë në një kthesë, duke humbur edhe vendin e dytë ndaj shokut të skuadrës, Valteri Bottas. Vendi i katërt i takoi Ricciardo të Red Bullit, ndërsa pas tij u renditën Hulkenberg, Albon, Perez, dhe Verstappen.