Leclercu i zhgënjyer nga Sainz: Tani e tutje do të fokusohem te vetja

26 nëntor 2024 | 15:49

Charles Leclerc ka mbetur shumë i zhgënjyer nga gara e fundit e Formulës 1 në Las Vegas, ku u klasifikua në vendin e katërt, pas shokut të skuadrës Carlos Sainz. Edhe pse për Ferrarin ky mund të quhet një rezultat i mirë, për monogaskun fakti që përfundoi pas spanjollit konsiderohet një humbje.

Leclerc përdori fjalë të ashpra ndaj Sainzit që, sipas tij, nuk ishte i respektueshëm kur e parakaloi pas ndalesës së dytë. “Nuk do të hyj në detaje për sjelljen e Carlosit, ka disa gjëra që i themi njëri-tjetrit dhe sot kanë shkuar pak më ndryshe, por nuk ka asgjë”, u shpreh Charles Leclerc.

“Në fund përfunduam në vendin e 3-të dhe të 4-të. Asgjë nuk ndryshon për ekipin, por më vjen pak keq për botërorin e pilotëve. Unë jam duke luftuar me Norrisin për vendin e dytë, por e di që duhet të mbështetem te vetja në dy garat e mbetura”, u shpreh më tej monogasku i “kokëkuqes”.

“Duhet të paraqitem më mirë në provat zyrtare. Tani e tutje do të fokusohem te vetja dhe do të përpiqem të maksimizoj gjithçka. Po rikuperojmë, por pjesa e parë e sezonit ishte ajo që në penalizoi, ndërsa në sezonin e dytë dhe të tretë mendoj se ishim më të shpejtë se rivalët”, ka deklaruar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet…