Ledina Çelo nuk njeh moshë, poston pozat “hot” me bikini
16 shkurt 2021
| 16:53
Pak ditë më parë, Ledina Çelo festoi 44 vjetorin e lindjes dhe këngëtarja zgjodhi Dubain për ta festuar.
Vetëm pak ditë më parë, Ledina Çelo, festoi 44-vjetorin lindjes. Këngëtarja e njohur zgjodhi që ditën e saj të veçantë ta festonte në Dubai, nga nuk munguan pozat “hot” në rrjetet sociale.
Duket se Çelo nuk njeh moshë, pasi ajo duket shumë joshëse dhe tërheqëse në pozat e fundit.
Gjithashtu kujtojmë se Ledina ka disa vite që është shkëputur nga skena muzikore dhe jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.