Ledri, pushime me shokët, Sara pozon shtatzënë
01 shtator 2020
| 11:18
Ledri Vula dhe Sara Hoxha e kanë shijuar në maksimum verën e këtij viti si prindër në pritje në jug të Shqipërisë.
Megjithatë, duket se çifti i famshëm ka gjetur kohë edhe për angazhime të tjera larg njëri-tjetrit. Reperi 34-vjeçar është ribashkuar me dy miqtë, gjithashtu bashkëpunëtorë besnikë në muzikë, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu, për të pushuar së bashku.
Ledri ka publikuar në llogarinë e vet në “Instagram” disa video në story, ku shihet në një resort në plazh duke ia kaluar më së miri me shokët. Ndërkohë Sara e ka shfrytëzuar këtë kohë për ta realizuar setin e parë fotografik shtatzënë.