Ledri Vula bën gjestin e papritur ndaj Elvana Gjatës në koncert, ky është reagimi i saj
Elvana Gjata dhe Ledri Vula janë padyshim ndër artistët më të dashur dhe më të kërkuar të tregut muzikor shqiptar.
Dyshja e famshme kanë sjellë bashkë dhe një ndër duetet më të mira që vazhdon të dëgjohet akoma dhe sot.
Së fundmi, ata kanë mbajtur një koncert bashkë ku dhe kanë interpretuar hitin e tyre “Mike”.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjesti që ka bërë reperi ndaj këngëtares. Teksa fton Elvanën në skenë, Ledri merr një trëndafil dhe ia dhuron asaj.
Ky gjest i papritur dhe miqësor nga ana e reperit ka bërë që të pranishmit të brohorasin. Kujtojmë që Ledri është prej disa vitesh në një lidhje me Sara Hoxhën.
Ata kanë dhe një vajzë 1 vjeçare, Poem Blu. Ndërsa përsa i përket Elvanës, ka zgjedhur që të jetë shumë hermetike duke mos zbuluar asgjë nëse është apo jo në një lidhje.