Leeds në bisedime me Gerrardin

13 shkurt 2023 | 12:22

Trajneri Steven Gerrard mund të bëhet me punë të re vetëm disa javë pas largimit nga Aston Villa.

Ish-mesfushori legjendar anglez është në listën e dëshirave të Leeds United, skuadër që vazhdon të mbetet pa trajner pas shkarkimit të Jesse Marsch.

Emri i ish-mesfushorit është edhe në listën e dëshirave të skuadrës tjetër angleze Southampton, por Leeds duket opsion më i pëlqyer për ish-trajnerin e Aston Villës dhe Rangers. “Daily Express” ka raportuar se kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Gerrard nëse do ta pranojë ofertën e Leeds apo atë të Southamptonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne më 17…