Lefter Maliqi zëvendëson Lulzim Bashën!
Lefter Maliqi ka folur për mediat pasi dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për marrjen e mandatit të deputetit.
“Mund të mos e pranoja mandatin, por unë kontratën e kam lidhur me njerëzit e asaj zone dhe kjo nuk është hipokrizi. Basha më ka premtuar se pas Halimit do jesh ti deputet. Rasti i parë që zoti Basha më dhuron mandatin e deputetit, mbajti fjalën. Në 10 gënjeshtra të paktën 1 e mban”, ka thënë ai.
I pyetur se a do ta bashkojë votën me Ramën, Lefter Maliqi thotë se do sillet si opozitar i arsyeshëm.
“Le të thonë që jam tradhtar. Unë s’jam tradhtar, ata të shohin veten me kë bëjnë koalicion. Që ta dine të gjithë së rri 5 ditë se rri një muaj, se rri dy vjet mua s’më intereson… Mua më intereson për aq kohë sa rri të ngre zërin për njerëzit”, tha Maliqi, që aktualisht mban postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve./ Opinion.al