Legalizohet marihuana në Gjermani
Disa njerëz, pas punës pinë birra: ne thjesht duam të tymosim hashash-Marcel Ritschel është njëri prej atyre që po kremtojmë faktin se Gjermania- vendi tradicional i birrës- po bëhet tani një shtet më miqësor ndaj kanabisit.
Nga 1 prilli, të rriturit atje do të mund konsumojnë deri 25 gramë kanabis në mjedise publike. Ritchel it ha BBC-së se po planifikon të krijojë një shoqatë kultivuesish ose “klub social kanabisi” që do të lejohet sipas ligjit, nga korriku. “Një klub kopshtarie, por për hashashin” sqaron ai.
“Çdo gram që vjen nga klubi social i kanabisit është një gram që nuk është në tregun e zi”, thotë ai duke shtuar: Pra, është një situatë me përfitim për të gjithë.
Në Gjermani fillon sot praktikisht një epokë e re në politikën ndaj drogave. Sipas legjislacionit të ri, personave nga mosha 18-vjeçare i lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tre bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krijimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë në mënyrë kolektivisht. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanabis hiqet nga lista e substancave të ndaluara në Ligjin për Lëndët Narkotike, por shitja dhe shpërndarja e kanabisit vazhdojnë të jenë të ndaluara me ligj ligji.
Policia megjithatë synon t’i zgjerojnë gradualisht kontrollet e trafikut të lidhur me përdorimin e kanabisit nga drejtuesit e automjeteve, e po ashtu do të shtohen edhe përpjekjet për identifikimin e tregtarëve të kanabisit për të mbrojtur sidomos fëmijët, të rinjtë dhe adoleshentët.