
Legalizohet shndërrimi i trupave të vdekur në ‘dhe’
24 maj 2019
| 11:23
Uashingtoni është bërë shteti i parë në ShBA që ka legalizuar kompostimin njerëzor. Sipas ligjit të ri, njerëzit tani mund të zgjedhin që trupi i tyre të kthehet në dhe pas vdekjes.
Procesi shihet si një alternativë ndaj djegieve apo varrimit të trupave dhe si një mundësi praktike në qytetet ku toka për varreza është e pakët.
Në fund të kompostimit, trupi i kthyer në ‘dhe’ iu jepet njerëzve të dashur të të vdekurit dhe ata mund ta përdorin për mbjelljen e luleve, perimeve ose pemëve.