Legjenda e Arsenalit: U eliminuam për fajin e topit
Ish-portieri i njohur gjerman i Arsenalit, Jens Lehman gjykon se “Topçinjtë” u eliminuan nga Liga e Kampionëve në sezonin 2003-2004 për shkak të modelit të topit “Nike”, që u përdor atë sezon.
Ish-gardiani i Gjermanisë nuk mundi të kontrollonte topin e goditur nga Frenk Lampard, goditja e cilit përfundoi brenda në rrjetë. Në përballjen e asaj kohe Arsenal-Chelsea, “Blutë” arritën të kualifikoheshin me rezultatin total 3-3 duke u ndihmuar nga golat e shënuar në fushën kundërshtare.
“Nuk e kuptova dhe ndonjëherë këto gjëra u ndodhin skuadrave të mëdha të Premier Ligës, Në 10 ditë atë kohë duhej të luanim kundër shumë skuadrave të forta. Asnjë ekip, sado i mirë të jetë nuk mund të luajë në të njëjtin nivel çdo 2-3 ditë. Mbaj mend që gabova kundër Chelseat, sepse luanim me një top, prodhim i ri i “Nike”. Ai merrte shumë lehtë trajektore dhe unë nuk munda ta ndaloja”, ka deklaruar Lehman.
Sezoni 2003-2004 mbahet mend si edicioni ku Arsenali u shpall kampion absolut i Anglisë duke mos humbur asnjë ndeshje në kampionat, por formën e tyre të mirë në kampionat nuk mundën dot ta përkthenin në Ligën e Kampionëve.