Legjenda e Arsenalit: Xhaka mund të mbetet në bankë
24 gusht 2018
| 18:05
Ish-mesfushori dhe kapiteni i Arsenalit, Ray Parlour, ka kritikuar paraqitjet e fundit të yllit shqiptar Granit Xhaka.
“Xhaka po e humb shpesh topin në këtë sistemin e ri që po luan me mbrojtjen. Ai duhet të jetë më i lëvizshëm nëse mundet. Krahasuar me Matteo Guendouzi, i cili bëri përshtypje para sezonit, ai nuk është aq energjik apo i lëvizshëm. Nëse ai nuk bën punën e vet, Emery tashmë i ka treguar atij se ai do të largohet – ai e bëri atë kundër Chelseas pas pjesës së parë. Me Lucas Torreira, që unë mendoj se herët a vonë do të fillojë si titullar, Xhaka mund të lihet në bankë”, ka deklaruar Parlour.