Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës njofton tërheqjen nga futbolli
02 maj 2019
| 18:56
Një nga mesfushorët më të mirë të 20 viteve të fundit Xavi Hernadez, do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni.
Siç raporton “As”, spanjoli do të varë këpucët në gozhdë pas 21 sezonesh, ku ka fituar çdo trofe të mundhshëm.
“Ky do të jetë sezoni im i fundit, por po pres me padurim të testoj veten time si trajner. Filozofia ime e të trajnuarit do të jetë si ajo e Johan Krojf, mënyra që jemi stërvitur në akademinë e Barcelonës ‘La Masi’”, ka thënë 39-vjeçari.
Spanjolli që prej vitit 2015 është pjesë e skuadrës së Katarit, Al Sad. Tashmë presim të shohim se cila do të jetë skuadra, që do të trajnojë të në të ardhemen Xavi.