Legjenda e Barçës, Messit: Ke gjithë mbështetjen time
26 gusht 2020
| 11:50
Lionel Messi ka kërkuar të largohet nga klubi i Barcelonës. Ai ka thënë se i ka dërguar një letër klubit, duke thënë se dëshiron të shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, që i lejon të largohet menjëherë, pa ndonjë pagesë.
Ka qenë një legjendë e ekipit katalanas si Carles Puyol që me një postim në rrjetet sociale duket se ka konfirmuar largimin e argjentinasit nga skuadra.
“Respekt dhe admirim për ty Leo. Ke gjithë mbështetjen time shok”, ka shkruar Puyol në “Twitter”.