Legjenda e Bayernit kritikon Neuerin
Legjenda e Bayern Munchen, Lothar Matthaus, ka sulmuar portierin Manuel Neuer pasi agjenti i tij vuri në diskutim ambicien e klubit kur krahasohet me skuadrat kryesore të Premier Ligës.
Gjigantët gjermanë po kalojnë një periudhë rindërtimi këtë verë, pasi shumë nga yjet e klubit si Mats Hummels, Franck Ribery dhe Arjen Robben, janë larguar.
Bayerni tashmë ka hedhur paratë tek Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard, por kjo nuk e ka ndaluar Neuer që të ngrejë dyshime për të ardhmen e tij. Matthaus beson se Neuer dhe agjenti i tij kanë gabuar kur folën publikisht për situatën tek Bayern Munchen, pasi kapiteni mund të fliste me drejtuesit e klubit privatisht.
“Sjellja e tij është krejtësisht e papranueshme. Si kapiteni i Bayernit ai duhet të flasë me klubin nëse ai ka një problem me marrëveshjet”, ka thënë Matthaus për gazetën gjermane “Bild”.