Legjenda e boksit kandidat për President të Filipines
19 shtator 2021
| 15:19
Manny Pacquaio është propozuar për kandidat për President në Filipine. Në moshën 43-vjeçare legjenda e boksit mund të hedhë një hap të madh në politike për të qenë kreu i shtetit të vendit të tij.
Ai u nominua nga partia në pushtet PDP-Laban. Pacquaio deri më tani ka qenë senator, por është i mirënjohur për titujt që ka fituar në karrierën si boksier.
Ai ka një famë ndërkombëtare teksa pasi pranoi propozimin për kandidim deklaroi qartazi: “Unë jam një luftëtar dhe gjithmonë do të jem një luftëtar brenda dhe jashtë ringut”.