Legjenda e boksit rikthehet në ring në moshën 45-vjeçare, synon Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’
Legjenda e boksit Manny Pacquiao synon të rikthehet në ring në moshën 45-vjeçare. Senator në Filipine, ish-kampioni i shumëfishtë i botës synon të përfaqësojë vendin e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Lajmin e konfirmoi presidentit i Komitetit Olimpik Filipinas, Abraham Tolentino: “Stafi i Pacquiao
më ka kontaktuar dhe më ka shpalosur idenë e idhullit tonë të boksit për të marrë pjesë në Olimpiadën e ardhshme”.
“Ai nuk mund ta sigurojë pjesëmarrjen në Lojërat Aziatike që janë muajin e ardhshëm në Kinë, pasi është mbi 40 vjeç. Gjithsesi, Pacquiao mund ta realizojë këtë gjë në turnetë e ardhshëm”, ka thënë presidenti i Komitetit Olimpik Filipinas.
Sipas rregullores, Pacquiao mund të marrë pjesë në një nga dy turnetë kualifikues të botërorit 2024. Në Filipine po lëvizin çdo gur pranë IOC dhe Federatës Ndërkombëtare të Boksit për t’i garantuar Pacquiao dhe projektit të tij të gjithë mbështetjen e mundshme. Boksieri peshon 66 kg dhe mund të zgjedhë mes kategorive 63.5 kg dhe 71 kg.