Legjenda e Fenerbahçes: Muriqi mund të shitet 50 milionë euro
27 gusht 2019
| 22:32
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, aktualisht është futbollisti më i përfolur në Turqi.
Formën e Muriqit e ka komentuar edhe legjenda e Fenerbahçes, Ridvan Dilmen, duke thënë se sulmuesi nga Kosova mund të shitet për 50 milionë euro.
“Fenerbahçe ka transferuar futbollistin më të mirë në 15 vjetët e fundit. Mos u befasoni nëse nesër klubi do ta shesë 50 milionë euro”, ka deklaruar Dilmen.
/Epoka e re/