Legjenda e futbollit bullgar dhe evropian pret në takim presidentin Ademi

02 dhjetor 2024 | 13:24

Legjenda e futbollit bullgar dhe evropian, Hristo Stoichkov, e ka pritur në takim presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

“Ishte kënaqësi të pritesha nga legjenda e futbollit bullgar dhe evropian, Hristo Stoichkov”, ka thënë presidenti Ademi.

Presidenti i FFK-së përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se si një ikonë e vërtetë e futbollit, Stoichkov ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar Topin e Artë dhe duke i dhënë emër Bullgarisë në arenën ndërkombëtare të futbollit.

“Ai e nisi karrierën në futbollin amator – në Ligën e Tretë dhe arriti deri tek majat e suksesit, duke u shndërruar në një shembull frymëzues për të rinjtë.  Sot, në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë pata kënaqësinë ta vizitoj muzeun e tij personal, ku u njoha me historinë e tij madhështore.  Stoichkov na priti me mikpritjen e tij të ngrohtë dhe na bëri dhurata të veçanta nga muzeu i tij”, ka shkruar presidenti Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Zlatko Daliq duket se është larg Kombëtares…