Legjenda e futbollit, Muriqi, ka fjalë të mira për presidentin e FFK-së

28 shtator 2024 | 15:26

Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, e përcjell me vëmendje futbollin e Kosovës.

Ai ka thënë se presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është duke dhënë kontribut të çmuar në futbollin tonë.

“Falënderoj presidentin e FFK-së, Agim Ademi, që mu dhe vëllaun tim Fadilin, gjithmonë na ka mirëpritur dhe nderuar. E falënderoj për disa takime që kemi pas dhe mikpritjen që na ka kushtuar neve. Njëherit i uroj suksese në udhëheqjen e Federatës dhe përkushtimin që ka bërë për futbollin tonë, meriton komplimente”, thotë Xhevdet Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti…