Legjenda e futbollit rumun: E turpshme ajo çka bën lojtarët kosovarë
15 nëntor 2024
| 23:36
Legjenda rumune, Gheorghe Popescu e ka vlerësuar të turpshme atë që bënë futbollistët e Kosovës.
Ai megjithatë ka pranuar se ka pasur hedhje në fushë. Lojtarët e Kosovës e lanë fushën për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia”.
“Objekte me gjasë janë hedhur, por kjo nuk është arsye që ndeshja të ndërpritet. Është vendim i referit që lojtarët mos të rrezikohen. Pse kanë pritur deri në minutën e fundit nëse kanë dashur të provokojnë? Është e turpshme ajo që kanë bërë kosovarët dhe shumë e rrezikshme”, ka thënë Popescu.