Legjenda e Gjermanisë: Interi ka një avantazh ndaj Cityit në finale
Jurgen Klismann mezi po e pret finalen e Ligës së Kampionëve, mes Manchester Cityt dhe Interit, që do të luhet më 10 qershor.
Ish-sulmuesi i njohur gjerman, mbetet një tifoz i flaktë i zikaltërve italiane, pasi ka luajtur me Interin (1989-1992).
“Emocionet po rriten dhe unë ndihem tamam si çdo tifoz zikaltër. Nuk e prisja Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, e them sinqerisht. Por është finale dhe gjithçka mund të ndodhë. City ka një skuadër fenomenale, por Interi ka një avantazh. Pasi nuk ka asgjë për të humbur. Futbolli italian po reagon me krenari pas mungesës së Kombëtares në Botëror. Haaland? Erling është një numër 9-sh përrallor, i pandalshëm. Mbrojtësit e Interit duhet ta përballojnë me guxim, nuk është e nevojshme të parkohet autobusi. Mos të harrojmë që Interi ka Lautaro Martinez, i cili është pjekur shumë si futbollist. Ai nuk është më pak i mirë se Haaland. Argjentinasi është tani në nivelin e sulmuesve të mëdhenj”, deklaroi ish-sulmuesi i njohur.