Legjenda e karatesë, Enver Idrizi

03 gusht 2023 | 13:31

Enver Idrizi, një kampion ndër vite në sportin e karatesë, i suksesshëm dhe i pa arritshëm për te tjerët sa i përket këtij sporti.

Mirënjohjet dhe medaljet për të ishin të pandalshme kudo që ai merrte pjesë në turne të ndryshme, duke triumfuar dhe duke na bërë krenar gjithmonë.

Pavarësisht që kishte suksese dhe emër gati se kudo në botë,ai nuk e harroi asnjëherë kombin shqiptar.

Nuk pushoi asnjëherë kudo që i është dhënë mundësia për të lobuar për Kosovën.

Edhe pse i suksesshëm kudo që është prezantuar, ngelet i thjeshtë, modest dhe me këmbë në tokë, duke respektuar dhe vlerësuar njerëzit e tij.

Së fundmi ai po qëndron në Kosovë, ku ka vendosur t’i kalojë pushimet verore.

Neve s’na ngelet asgjë tjetër përpos t’i urojmë Enverit shëndet, suksese dhe pushime të këndshme në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit ka mbyllur turin përgatitur, pak ditë para…