Legjenda e Liverpoolit: Kloppi dëshiron kalimin në Bayern

10 shkurt 2021 | 11:50

Liverpooli pas humbjes së fundit me Manchester City vështirë se do të luftojë për të mbrojtur kurorën në Premier Ligë.

Trajneri Jurgen Klopp së fundmi ka përfunduar në shënjestër nga një prej legjendave të Liverpool, i cili aludon se gjermani do kalimin te Bayern Munchen.

Jamie Redknapp është habitur nga deklarata e Klopp për të zëvendësuar Virgil Van Dijk, i cili është i dëmtuar dhe pritet të kthehet në muajin prill. “Jam zhgënjyer prej tij, për shkak se donte një lojtar të ri. Problemi është se kë mund të kishte blerë Liverpooli për të zëvendësuar Van Dijk. Ju nuk mund të shpenzoni 50-60 milionë euro për një lojtar kur më i miri që keni kthehet në prill. Isha i befasuar nga ajo që ka thënë Jurgen dhe ndoshta ai do të donte ta largohej pas gjithë këtyre viteve për të drejtuar një ekip si Bayern Munchen. Kjo është gjithmonë ajo që duan trajnerët dhe lojtarët gjermanë”, ka deklaruar Redknapp.

Liverpool nën drejtimin e Kloppit u ktheu te titulli kampion pas 30 vitesh, ndërkohë që dy vite më parë triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve dhe pa asnjë diskutim “The Reds” sot janë mes skuadrave më të mira në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e Robert Berishës duke shkëmbyer puthje me modelen…