Legjenda e Milanit: Shpresoj të luaj futboll me Vokrrin në botën tjetër
10 qershor 2018
| 16:15
I pranishëm në homazhet e organizuara në nderim të Fadil Vokrrit ishte edhe legjenda e Kroacisë dhe skuadrës së Milanit, Zvonimir Boban.
“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe. Normalisht që përcjell ngushëllimet edhe të presidentit të UEFA-s, Çeferin. Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jemi takuar viteve të fundit me njëri-tjetrin, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, ka thene Boban.