Legjenda e pistave me ski mbyll karrierën me një medalje bronzi

11 shkurt 2019 | 12:02

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn me garën e zbritjes së lirë të zhvilluar sot në pistën e Are, në Suedi, ka mbyllur zyrtarisht karrierën e saj sportive.

34-vjeçarja, fituese e 82 garave të Kupës së Botës, si asnjë femër tjetër, ka zhvilluar sot në Botërorin që po zhvillohet në Suedi garën e saj të fundit. Një lamtumirë për t’u mbajtur mend, pasi Vonn arrin ta fitojë medaljen e bronzit dhe ta mbyllë karrierën me një rezultat të rëndësishëm për të.

“Në këtë garë dhashë maksimumin tim. Garova me zemër. Shpresoja të ngjitesha në podium dhe ia dola mbanë. Ndihesha si një 20-vjeçare kur nisa garën. Garat me ski kanë qenë miku im më i mirë në të gjithë jetën time”, ka thënë Vonn. Ai që i dorëzoi medaljen dhe një buqetë me lule ishte legjenda e skive, Ingemar Stenmark, që me 86 fitore në Kupën e Botës është i vetmi skiator që ka fituar më shumë se Vonn. “Ai ka qenë pikë referimi për mua dhe e ftova të ishte pranë meje sot. E falënderoj që pranoi ftesën”, ka deklaruar Vonn.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marek Hamsik është kthyer në kryefjalë dite në Itali, teksa…