Legjenda e Polonisë: Të kryqëzojmë gishtat për të dielën ndaj Shqipërisë
08 shtator 2023
| 16:22
Të shumta kanë qenë kritikat ndaj Polonisë edhe pse morën një fitore 2-0 ndaj Ishujve Faroe.
Loja e dobët ka sjell reagime të shumta nga specialistët. Zbigniew Boniek nuk ka ndërmend t’i bashkohet grupit të njerëzve që kritikojnë futbollistët polakë, teksa ka reaguar në rrjetet sociale.
“Nuk është puna ime të kritikoj kombëtaren polake. Po i mbaj gishtat të kryqëzuar për të dielën. Paçi fat”, ka shkruar shkurt ish-presidenti i Federatës Polake të Futbollit.
Krytykować polską reprezentacje to nie mój job. Trzymam kciuki w niedziele . Powodzenia ⚽️🇵🇱⚽️
— Zbigniew Boniek (@BoniekZibi) September 7, 2023