Legjenda e Turqisë i del në mbrojtje Manajt
10 dhjetor 2024
| 12:00
Emre Belozoglu është përfshirë në çështjen e krijuar për Rei Manajn, pasi ky i fundit shkaktoi faull me pasojë dëmtimin për Barish Alper Jillmaz.
Ish-lojtari i Fenerbahçes, Interit dhe i përfaqësueses turke, tashmë drejtor teknik i Ankaragucu, flet për deklaratën me dy standarde të Federatës, që sipas tij favorizon lojtarët e Galatasarayit. Po ashtu 44-vjeçari shprehet kundër sulmit të bërë prej disa tifozëve ndaj Manajt ku kërkohet largimi nga Turqia.
“Pas faullit të shkaktuar kundër Barish Alper Jillmaz mendoj se është e drejtë për Federatën që të deklarojë menjëherë se është një lojtar i kombëtares. E shoh një ekzagjerim idenë që Rei Manaj duhet të largohet nga vendi”, u shpreh ish-lojtari legjendar turk.