Legjenda e Unitedit: Bayerni është favoriti kryesor në Ligën e Kampionëve

01 tetor 2021 | 11:48

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se Bayern Munchen është favoriti kryesor në Ligën e Kampionëve. Ish-mbrojtësi anglez e ka lavdëruar edhe trajnerin Julian Nagelsmann.

“Ky FC Bayern është një favorit për Ligën e Kampionëve. Një skuadër fantastike me njëmbëdhjetëshe të pabesueshme dhe një stol të mirë. Julian Nagelsmann nuk është vetëm një teknik mjeshtër, por edhe një zhvillues. Shikoni Leroy Sane, ai është si një lojtar i ri. Sipas mendimit tim, ai është anësori më i mirë në botë tani me Salah”, ka thënë Ferdinand.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës është duke shikuar disa opsione si zëvendësues…