Legjenda e Unitedit: Broja përfitoi nga largimi i Tuchelit

12 tetor 2022 | 17:15

Goli i shënuar kundër Wolvesit, i pari me fanellën e Chelseat, rrit ende më shumë kuotat e Armando Brojës në sytë e trajnerit Potter.

Për fat të keq, trajneri i bluve nuk i rezervoi asnjë minutë në sfidën kundër Milanit, pavarësisht se ishte me një lojtar më shumë pas minutës së 18. Ky detaj ka pak rëndësi për legjendën e Manchester Unitedit dhe përfaqësueses angleze, Rio Ferdinad, i cili beson se Broja do të ketë më shumë shanse me Potterin në stol: “Chelsea ka shumë lojtarë të rinj. Një nga ata është Broja. Ai ka shumë klube që e vlerësojnë, por te Chelsea duket se kanë ndryshuar filozofi pasi në të kaluarën me siguri do ta kishin shitur. Kështu është edhe situata me Gallagherin, por tashmë të rinjtë si Broja po vlerësohen dhe në klub janë të kënaqur nga zgjedhja për të mos i larguar. Kam përshtypjen që të rinjtë do të përfitojnë nga largimi i Tuchelit pasi Potteri u beson shumë lojtarëve të së ardhmes. Chelsea ka një akademi fantastike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leximi gjithnjë ka qenë veprim fisnik i njeriut dhe është…