
Legjenda Hallyday, fëmijët “sherr” për testamentin
16 prill 2018
| 11:23
Një gjykatë në Francë ngriu asetet dhe çdo pasuri të legjendës franceze Johnny Hallyday derisa përgatitet të marrë vendim për testamentin e yllit të rrokut.
Këngëtari i famshëm vdiq nga kanceri dhjetorin e shkuar dhe i la gjithçka gruas së tij të katërt Laeticia dhe vajzave të tyre të adoptuara.
Por fëmijët e tij më të mëdhenj e kundërshtojnë testamentin, pasi ligji francez nuk lejon që fëmijët të përjashtohen nga trashëgimia.