Legjenda nuk harrohet, rreth 10 mijë tifozë nderojnë veprën e Vokrrit (Foto)
13 gusht 2018
| 20:39
Tashmë ka nisur ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll.
Drita, si kampione dhe Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës po ballafaqohen për trofeun e parë të sezonit të ri në Kosovë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte pothuajse i mbushur i tërë pasi që në shkallët e saj ishin prezent rreth dhjetë mijë tifozë.
Para takimit në shenjë nderimi për veprën e legjendës së ndjerë të futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.