Legjenda Pele: Po shërohem mirë
09 shtator 2021
| 14:07
Legjenda braziliane, Pele ka thënë se është duke u shëruar mirë, pasi hoqi tumorin nga zorra e trashë e djathtë. 80-vjeçari pas testeve të bëra doli që ka tumor në zorrën e trashë të djathtë. Pele në rrjetet sociale ka shkruar se është duke u shëruar mirë që nga operacioni, por postimin ia dedikoi këngëtarit Roberto Carlos, që humbi djalin nga kanceri.
“Unë jam duke u shëruar mirë, por sot dua të t’i dërgojë dashurinë dhe lutjet për mikun tim të mirë Roberto Carlos. Shpresoj që Zoti të jep qetësi në zemër dhe të rrethohesh nga kujdesi dhe drita”, ka shkruar ai.
Pele është golashënuesi numër një në histori të Brazilit dhe një nder katër lojtarët që ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës.
View this post on Instagram