Legjendat e muzikës i dedikojnë këngë bosit të drogës (video)
28 qershor 2018
| 22:51
Reperët më të klikuar të momentit, Migos kanë publikuar projektin e ri muzikor “Narcos”.
Kjo këngë i dedikohet bosit të drogës Pablo Escobar. Ata janë frymëzuar nga seriali Narcos për titullin e projektit, ndërsa për idenë e klipit është kujdesur Quavo, shkruan “oranews”.
“Unë kam parë gjithmonë filma dhe muzikantët e mi të preferuar bëjnë filma duke u frymëzuar në vitet ’90”, ka deklaruar ai. Pritet që ky të jetë suksesi i radhës për Migos që kanë kapur toplistat muzikore këtë vit.
Pablo Escobar ishte kolumbiani që arriti pasuri deri në 30 miliardë dollarë vetëm me prodhim kokaine duke e përhapur në shumë vende të botës.