Legjioni i Rusisë së Lirë shkatërroi një depo të municioneve ruse
06 gusht 2023
| 09:11
Legjioni i Rusisë së Lirë ka shkatërruar një depo të municioneve ruse në Ziatseve në veri të Horlivka-s.
Në këtë lokacion ishin ruajtur lloje të ndryshme minash dhe predhash.
Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale tregonin momentin kur ndodh një shpërthim masiv pas goditjes së këtyre municioneve të ushtrisë ruse.
Legjioni i Rusisë së Lirë është një ushtri e pavarur e përbërë nga pjesëtarë rusë dhe të huaj të cilët luftojnë përkrah Ukrainës, kundër ushtrisë së rregullt ruse.