Legjitimiteti moral i protestës së 25 marsit dhe rënia e maskave në shesh!
Shkruan: Rasim Selmanaj
Pa dashur me hy në analizë a është dashur me u pajtuar me planin franko-gjerman dhe a është i mirë apo i keq ky plan për Kosovën, dua të shkruaj disa fjalë për kauzën e famshme të quajtur ”ZAJEDNICË”!
Protesta e PSD-së është një test për të parë se a ishte ‘Zajednica’ kauzë për pushtet apo vërtet ishte një demonstrim për ta ndalur si një e keqe për Kosovën!
Organizimi i protestës dhe kundërshtimi i ‘Zajednicës’ nga PSD-ja, si ish-aktivistë të VV-së është legjitim sepse këta vazhdojnë të jenë të bindur dhe kundërshtues të ‘Zajednicës’.
Nisur nga ky fakt organizmi i protestës në aspektin moral është legjitim dhe jo vetëm!
Kjo protestë do të dëshmoj se a ishte ‘Zajednica’ kauzë për pushtet apo bindje?
Bash jam kureshtar me ju pa të gjithë juve që e keni kallë Kosovën duke ‘kundërshtuar’ Asociaconin se a do të merrni pjesë në Protestën e organizuar nga PSD-ja e ish-bashkë aktivistët tuaj.
Deri tash vetëm Shkelzen Gashi një aktivistë i VV-së ka guxuar të dal hapur kundër ‘Zajednicës’ të akomoduar brenda planit franko gjerman.
Disa zyrtar e analistë dhe eksponentë të pushtetit deri dje kundërshtar të ‘Zajednicës’ i pash duke i ndërruar ngjyrat bash si kameleon të vërtetë.
E këtyre u propozoj me organizu një kundër protestë në shesh me parullat;
Rroftë ‘Zajednica’!
Rroftë Asociacioni!
Rroftë VËTMENAGJIMI – ‘Zajednica’ Plus e Albin Kurtit!
Me 25 mars do të bien maskat në Shesh!