Lehecka e Sabalenka triumfojnë në Brisbane

06 janar 2025 | 11:30

Javën e ardhshme do të nisë në Melburn grand slam i Australian Open, turneu i parë i madh i këtij viti. Të gjithë tenistët thuajse kanë mbërritur në Australi për këtë event apo janë duke luajtur në turnetë e fundit përgatitore. Disa prej tyre kanë përfunduar, siç është ai i Brisbane, që u zhvillua në të dy kategoritë. Për meshkuj, fitues doli çeku Jiri Lehecka, që në finale përfitoi nga tërheqja e amerikanit Reilly Opelka, i dëmtuar në setin e parë (ndeshja u ndal në rezultatin 4-1 për çekun).

Për femra, turneu u fitua nga bjellorusja Aryna Sabalenka. Në finale ajo mundi 2-1 (4-6, 6-3, 6-2) rusen Polina Kudermetova. Një triumf me përmbysje i numrit 1 në botë, që konfirmoi se është në formë. Rikthehet te suksesi edhe japonezja Naomi Osaka, që triumfoi në turneun Auckland. Në finale ajo mundi Clara Tauson, që u

tërhoq pas setit të parë (6-4), e dëmtuar. Ndërkohë, tenisti francez Alexandre Muller fitoi turneun e Hong Kong. Në finale ai mposhti 2-1 (2-6, 6-1, 6-3) japonezin Kei Nishikori.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është bërë tërheqja e…