Lehtësime për qytetarët: Shtyhet deri më 30 prill pagesa e kredive, ujit, rrymës dhe internetit

15 mars 2020 | 15:13

Zëvendëskryeministri i parë, Avbdullah Hoti në një konferencë për medie me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe të bizneseve, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në koordinim me bizneset do të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve në këtë fazë emergjente, kur vendi dhe bota po përballet me pandeminë e  koronavirusit.

Deri më 30 prill sipas tij do të shtyhet pagesa e kredive, rrymës, internetit, ujit, ngrohjes , lehtësimi i transportit të mallrave, raporton “Ekonomia Online”.

Ai po ashtu ka thënë se është shtyrë edhe raportimi financiar i bizneseve. Po ashtu, Hoti ka premtuar edhe pagesa shtesë për stafin shëndetësor.

Hoti ka thënë se janë takuar me odat kryesore ekonomike, dhe takimi është vazhdimësi e asaj që ishte dje, ku kemi folur për masat që duhet t’i ndërmarrë qeveria me rastin e koronavirusit.“

“U dakorduam për një listë të masave, si më poshtë: Për të lehtësuar transportin e mallrave që vijnë në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Administratës do të nxjerrë udhëzues të qartë për mënyrën se si lejohen maunat të hyjnë në Kosovë që kanë shofer shtetas të vendeve të tjera. Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset i inventarizojnë të gjitha rezervat shtetërore të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatisin një plan të këtyre rezervave shtetërore për tre muajt e ardhshëm. Këtë plan ia propozojnë qeverisë për miratim ku në mes tjerash specifikohen masat që duhen të ndërmerren dhe buxheti përkatës përfshirë këtu edhe sasinë që mund të blihen nga ana e qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se Ministria e Financave, Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset sjellin një plan për miratim për mbështetje të bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka shtetërore për zhvillim në Gjermani, KfW, ka dhënë gati…