Lehtësira tatimore për bizneset
Gjatë vitit 2017 nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) janë shqyrtuar 241 aplikacione, prej tyre 226 aplikacione për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë, si dhe 15 aplikacione për pajisje të teknologjisë informative. Ndërsa, numri i përgjithshëm i këtyre kërkesave të aprovuara është 234 dhe 7 tjera të refuzuara.
Sipas një komunikate të ATK-së, nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani numri i kërkesave të shqyrtuara për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë dhe pajisjeve të teknologjisë informative është 356, prej tyre 346 kërkesa janë për lirim të lëndës së parë dhe 10 për pajisjet e teknologjisë informative.
Gjithsej 272 kërkesa janë aprovuar dhe 79 janë në proces të trajtimit, ndërsa 5 të tjera janë refuzuar. “Këto lehtësira tatimore janë bërë me qëllim të stimulimit të prodhuesve vendorë, si dhe rritjes së qarkullimit të prodhimeve vendore brenda dhe jashtë vendit”, është thënë në komunikatën e ATK-së.