Leicester City triumfon ndaj Liverpoolit
Leicester City i ka arkëtuar pikët e plotë në duelin kundër Liverpoolit.
Ndeshja e vlefshme për javën e 20-të në Premierligë u mbyll 1-0 në favor të Leicester Cityt në “King Power Stadium”.
Heroi i “Dhelprave” ishte sulmuesi Ademola Lookman që realizoi golin e vetëm në minutën e 59-të, e që doli të jetë i tre pikëve për Leicester Cityn.
Paraprakisht, mundësi për të kaluar në epërsi kishin “Të Kuqtë” tek në minutën e 16-të të takimit.
Ylli egjiptian, Mohamed Salah dështoi të realizonte në penalltinë të cilën e fitoi vetë.
Goditjen e anësorit këmbëshpejt e kuptoi portieri danez, Kasper Schmeichel i cili priti topin e goditur nga Salah.
Kjo është humbja e parë e Liverpoolit pas dhjetë ndeshjeve në të gjitha garat.
Liverpooli me këtë disfatë mbetet me 41 pikë në vendin e dytë, me gjashtë pikë më pak se City lider.
Leicester City në taborin tjetër ka shkuar në kuotën e 25 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë.