Leicester mbetet pa President, ndërroi jetë në aksidentin me helikopter

29 tetor 2018 | 09:54

Leicester konfirmoi mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet një komunikate për shtyp, vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha, President dhe pronar i klubit.

Magnati humbi jetën në një aksident me helikopter ditën e shtunë, në momentin kur po largohej nga “King Power Stadium” pas ndeshjes Leicester-West Ham.

Helikopteri humbi kontrollin pasi u ngrit dhe u përplas në parkingun e punonjësve të klubit.

Kur Leicester luante në shtëpi, 61-vjeçari Srivaddhanaprabha e kishte zakon që të vinte dhe të largohej me helikopter nga stadiumi.

Në aksident humbën jetën edhe 4 personat që e shoqëronin pronarin e klubit anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj pret sot në takim shefin e stafit…