Leicesteri dënon Mahrezin
Skuadra angleze, Leicester City ka dënuar me 200 mijë funte ylli e ekipit, Riyad Mahrez për shkak të mungesës në stërvitje pas dështimit të transferimit te Manchester City.
Në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit, City tentoi të firmoste me Riyad Mahrez. Megjithatë, oferta prej 60 milionë euro u refuzua menjëherë nga “Dhelprat” e “King Power Stadium”. Lojtari algjerian i zhgënjyer për mungesën e transferimit nuk u paraqit në stërvitje me skuadrën, diçka që acaroi jo pak drejtuesit e klubit.
Mahrezi i mllefosur me klubin, bojkoton ndeshjen pasi nuk e lejuan t’i bashkohet Cityt. Për këtë arsye Leicesteri ka vendosur ta gjobisë me 200 mijë funte, duke mos e toleruar një sjellje të tillë. Afati kalimtar i verës pritet të ndaj përfundimisht rrugët e skuadrës angleze me algjerianin.