Leicesteri e mposhti Arsenalin
Leicester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1. Ndeshja është zhvilluar sonte në kuadër të Premier Ligës, kurse Granit Xhaka ishte titullar në këtë humbje, por u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Golat për vendasit i shënuan Kelechi Iheanacho, Jamie Vardy dhe Riyad Mahrez, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang. Duhet cekur se Arsenali në këtë ndeshje nga minuta e pesëmbëdhjetë luajti më një lojtar më pak, pasi Konstantinos Mavropanos u ndëshkua me karton të kuq.
Në ndeshjen tjetër Huddersfield Town i ka nxjerr barazim Chelseat (1-1), kurse Tottenham Hotspur e mposhti Newcastel Unitedin (1-0). Kampionia e re e Premier Ligës, Manchester City e mposhti 3-1 skuadrën e Brighton & Hove Albion.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)