Leicesteri interesohet për ish-trajnerin e Monacos
26 tetor 2018
| 13:04
Pushimet e Leonardo Jardim mund të zgjasin shumë pak. Tekniku ka vetëm pak javë që është shkarkuar nga klubi i Monacos por, sipas medieve franceze, ai mund ta marrë drejtimin e një tjetër skuadre.
Anglezët e Leicester Cityt janë të parët të cilët po interesohen për teknikun portugez. Pozicioni i Claude Puel në krye të “Dhelprave” ka filluar të lëkundet, pas një nisjeje jo të mirë të sezonit nga ana e tyre, ku në 9 takime kanë arritur të marrin vetëm 12 pikë.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të mendojnë për një tjetër alternativë për stolin dhe Jardim për momentin duket se është i zgjedhuri.