![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/leicester.jpg)
Leicesteri ka në listë këta dy trajnerë
03 prill 2023
| 16:36
Leicester City e shkarkoi Brendan Rodgers, derisa tash është vënë në kërkim të një trajneri të ri.
Mediet në ishull raportojnë se Rafa Benitez është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Leicesterit, kurse pas tij renditet edhe Graham Potter. Ky i fundit poashtu u shkarkua nga Chelsea pas rezultateve të dobëta.
Leicesteri është në pozitën e parafundit me vetëm 23 pikë të grumbulluara.