Leicesteri nuk e bën ‘hesap’ Arsenalin e Xhakës dhe Mustafit (video)
28 prill 2019
| 14:53
Skuadra e Arsenalit ka bërë një hap pas në garën për topkatërshe në Premier Ligë, pasi sot pësoi humbje nga Leicester City (3-0).
Në minutën e 36-të, Ainsley Maitland-Niles u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë. Epërsinë numerike e shfrytëzuan vendasit që realizuan golin e parë pas një ore lojë, nëpërmjet Youri Tielemans. Dy golat e tjera i shënoi në fund të ndeshjes Jamie Vardy.
Për Arsenalin gjatë gjithë ndeshjes luajtën Granit Xhaka deh Shkodran Mustafi, por pa mundur të ndihmojnë skuadrën e tyre që t’i shmanget humbjes se tretë radhazi. Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 66 pikë, kurse Leicesteri pozicionohet në pozitën e tetë me 51 pikë.
/Epoka e re/