Leicesteri rikthehet në Premier Ligë

30 prill 2024 | 16:03

Një kampionat i dominuar që në ditën e parë. Leicester festoi rikthimin në Premier Ligë të shtunën dhe dje konsolidoi vendin e parë falë fitores 3-0 në Preston. Vardy realizoi dopietë, ndërsa gjurmë la edhe McAteer.

Një trajner italian si Maresca dhe një sulmues 37-vjeçar, si në vitin 2016, kur Leicester i Claudio Ranierit  arriti në majën e futbollit anglez, duke fituar Premier League. Vardy është i vetmi që mbeti nga ajo skuadër dhe është ende golashënuesi më i mirë i ekipit: 20 gola, nga të cilët 18 në Championship.

“Dhelprat” treguan forcën që në fillim, 13 fitore në 14 ndeshjet e para, një superioritet i dukshëm ndaj rivalëve të tyre. Në nëntor ishte momenti i parë i vështirë, por skuadra u rikuperua fuqishëm dhe iu rikthye të mposht kundërshtarët në dhjetor, kur arritën gjashtë suksese dhe një barazim. Periudha e fundit e ndërlikuar, midis 17 shkurtit dhe 5 marsit  nuk pati ndikim të madh, pasi fundi dihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Bashkimi i Sindikatave të…