Leicesteri vendos të mos fluturojë me avion
01 nëntor 2018
| 14:41
Takimet e kësaj fundjave të Premier Ligës do të zhvillohen normalisht sipas agjendës, pavarësisht vdekjes tragjike të presidentit të Leicester Cityt.
Por, klubi e ka anuluar planin për të fluturuar drejt Cardiffit për ndeshjen e së shtunës, pasi udhëtimi me avion është konsideruar i pandjeshëm për rrethanat në të cilat humbi jetën presidenti i “dhelprave”, Vikai Srivadhanaprabha, dhe 4 personat e tjerë që ndodheshin në bordin e helikopterit të tij.
Skuadra ka vendosur që të udhëtojë me autobus drejt Uellsit, udhëtim që zgjat 3 orë.